Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa kërkon falje për sjelljet e pahijshme

Douglas Costa ka kërkuar falje publike pas kartonit të kuq në ndeshjen me Sassuolon, pasi kishte pështyrë Federico Di Francescon.

Juve mbylli ndeshjen me një futbollist më pak dhe tani Douglas Costa rrezikon të mungojë në tri ndeshje, pasi edhe goditi me bërryl dhe tentoi ta godasë me kokë kundërshtarin.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë fansave të Juventusit për reagimin e tepruar që pata. U kërkoj falje edhe bashkëlojtarëve, që gjithmonë janë krah i imi, në të mirë e në të keq. Ishte akt i shëmtuar dhe jam në dijeni të kësaj. Kërkoj falje. Dua ta bëj të qartë se kjo sjellje s’ka të bëjë asgjë me atë që kam përjetuar në karrierë”, ka thënë ai.

Juventusi fitoi 2 me 1 ndaj Sassuolos.