Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa akuzon Chelsean për trajtim si të një krimineli

Diego Costa e ka akuzuar skuadrën e Chelseat, duke thënë që e ka trajtuar si një "kriminel", ndërsa zbuloi se nuk do të kthehet përsëri te klubi londinez, që nuk po jep leje për kalimin e tij në Atletico Madrid.

Sulmuesi 28-vjeçar që është informuar nga trajneri Antonio Conte se nuk ka vend në "Stamford Bridge", ka theksuar se trajnerit italian i mungon karizma dhe se ai do të vazhdojë të pranojë dënime që po refuzon të stërvitet me rezervat e skuadrës, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ata duan që unë të stërvitem me rezerva. Nuk më lejohet hyrja në dhoma të zhveshjes së ekipit të parë dhe kontakti me futbollistë. Nuk jam kriminel dhe nuk mendoj se kjo është fer pas gjithë asaj që kam bërë. Nëse dëshirojnë të më dënojnë, le ta bëjnë. Po pres nga Chelsea të më lirojë si lojtar të lirë. Nuk dëshiroja të largohesha sepse isha i lumtur, por kur trajneri nuk llogarit në ty, duhet të largohesh", tha Costa.

Costa pati një bisedë telefonike më Conten gjatë muajit qershor, ku italiani e informoi se karriera e tij te Chelsea ka mbaruar dhe se futbollisti duhet të kërkojë një skuadër tjetër....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.