Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte: Diego Costa nuk është më i rëndësishëm

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se problemi me Diego Costan nuk është më i rëndësishëm për klubin.

Sulmuesi 28-vjeçar siguroi rikthimin te Atletico Madridi pasi ishte lënë jashtë ekipit nga Conte, i cili kishte prishur marrëdhëniet me spanjollin para fundit të sezonit të kaluar.

“Duam ta falënderojmë për atë që ka bërë në klub. I dëshirojmë gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë Conte.

“Tani [marrëdhënia jonë] nuk është e rëndësishme. Nuk jam i interesuar të flas për këtë çështje. Po punoj me lojtarët dhe jam i lumtur me punën e këtyre djelmoshave, kjo është e rëndësishme”, ka shtuar trajneri italian.

“E kaluara nuk është e rëndësishme. Për secilin trajner e lojtar, e kaluara mbetet aty. Nëse keni treguar sukses në të kaluarën është në rregull, por ne duhet të punojmë për të tashmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen”.

Artikuj të ngjashëm