Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Correa vazhdon kontratën me Atleticon

Angel Correa e ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin. Lajmi është konfirmuar nga kampioni në fuqi i La Ligas.

Sulmuesi argjentinas do të mbetet në Madrid deri në vitin 2026. Forma e mirë që ka kaluar 26-vjeçari këtë edicion ka bërë që drejtuesit e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re.

Correa këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2015 kur u transferua nga San Lorenzo.