Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Corona do t’i bashkohet Sevillas

Mbrojtësi i krahut të djathtë, meksikani Jesus Corona do të largohet nga Porto për ta vazhduar karrierën në La Liga gjatë këtij muaji. Mësohet se Corona do t’i bashkohet skuadrës së Sevillas që ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e tij.

Për 29-vjeçarin, Sevilla do të paguajë një dëmshpërblim të vogël duke pasur parasysh se Corona ka kontratë me Porton deri në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar kontratën e re.

Corona është pjesë e Portos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Twente dhe mund të luajë edhe si mesfushor i krahut të djathtë. Këtë edicion, meksikani ka 17 ndeshje dhe një asistim në të gjitha garat. Ai ka edhe 63 ndeshje dhe dhjetë gola të shënuar me Përfaqësuesen e Meksikës.