Daniel Cormier, kampion i serisë më të madhe të arteve marciale të përziera UFC, në peshën gjysmë të rëndë, ka një trup të stërmadh, si një bidon i madh i qumështit. Ai gjithmonë ka qenë i ndërtuar në atë mënyrë.
Është i gjatë 179 centimetra, me një bark të rrumbullakosur dhe është vështirë të imagjinohet se ky 38-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është një nga luftëtarët më të mirë në histori në artet marciale të përziera dhe po përgatitet për meçin jetësor, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa fotografi, trofe, pllakate dhe medalje mbulojnë muret që tregojnë gati 20 vjet të tij të kaluara në mundje dhe të tashmen në majë të arteve marciale të përziera.
Por, një mur atje dallohet nga pjesa tjetër. Në të, është një poster dhe gjashtë foto, të gjitha nga nata e 3 janarit të vitit 2015. Ishte nata kur e sfidoi Jon Jonesin, rivalin e tij më të urryer, për titullin e kategorisë gjysmë të rëndë në UFC. Ishte një betejë, në mendjen e tij, e të mirës me të keqen. Por, ishte edhe kulminacioni i punës së madhe jetësore dhe sakrificave në sportet luftarake dhe viteve të zemërthyerjeve të paimagjinueshme e fatkeqësive, nga vdekja e vajzës së tij të vogël e deri te vdekja e ëndrrës së tij olimpike.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}