Edicioni 2024 i “Copa America” do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do t’i përfshijë gjashtë ekipe të CONCACAF-it.
Trupi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL-i, ka thënë të premten se dhjetë shtetet anëtare të tij do të luajnë në turne pas marrëveshjes së arritur.
Turneu do të luhet në hemisferën veriore, ka thënë CONMEBOL-i në komunikatë.
Ekuadori ka vendosur të mos e organizojë edicionin e Kupës së Amerikës 2024, për shkak të sigurisë publike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do ta organizojnë Kupën e Botës 2026.
Argjentina është fituese në fuqi e Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës.