Antonio Conte këmbëngul se dikush po përpiqet të krijojë probleme mes tij dhe drejtuesve të klubit.
Trajneri italian ka bërë të ditur se tashmë është takuar edhe me presidentin e klubit Daniel Levy për të diskutuar rezultatet e fundit.
“Po, fola me Danielin. E përsëris, ndonjëherë nuk më pëlqen që shoh që dikush u përpoq të krijonte një problem mes meje dhe klubit, sepse kjo nuk është e vërtetë, më besoni. Kjo nuk është e vërteta. Kryetari ynë, Daniel Levy, e di shumë mirë se unë jam këtu për të ndihmuar klubin në çdo moment dhe do ta ndihmoj klubin deri në fund”, deklaroi Conte.
Trajneri italian është lidhur me një largim nga londinezët pas rezultateve të fundit me ekipin në Premier League.