Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte: Sezoni i ri, më i vështiri në karrierë

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se sezoni i ri në Premier Ligë do të jetë më i vështiri në karrierën e tij menaxheriale.

Italiani fitoi titullin me Chelsean në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, transmeton Koha.net. Ai nuk është aq i kënaqur me aktivitetin e klubit të tij në sjelljen e përforcimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierën time si trajner. Pse? Ka shumë arsye dhe nuk kam shumë kohë që të sqarojë shumë nga këto arsye. Por, jam i sigurt për këtë. Në këtë moment kemi skuadër të vogël. Çdokush e sheh situatën, nuk është trajneri thotë ‘dua këtë’ apo ‘dua atë’, por duam të përmirësohemi pasi kjo është e qartë”, ka thënë ai në konferencë për media.