Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte paralajmëron se i duhen përforcime

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka insistuar se ka nevojë për përforcime dhe se drejtuesit e klubit anglez duhet patjetër të bëjnë transferime gjatë këtij muaji.

Tekniku italian nuk di për humbje në tetë ndeshje në Premier League prejse mori ekipin në muajin nëntor pas shkarkimit të Nuno Espirito Santos. Megjithatë, Conte ka thënë se i duhen përforcime për të synuar një vend që sezonin tjetër dërgon në Champions.

Tottenhami, aktualisht është i gjashti në tabelë me 33 pikë të mbledhura.

“E di që afati kalimtar i janarit është gjithmonë i vështirë dhe nuk është lehtë të gjesh lojtarë të mirë. Mirëpo, ne duhet patjetër të bëjmë diçka gjatë këtij muaji”, është shprehur Conte.

Artikuj të ngjashëm