Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dëshiron që skuadra e tij të transferojë edhe katër lojtarë, raporton Evening Standard.
Sipas këtyre raporte thuhet se Conte dëshiron një mesfushor qendror, një mbrojtës-krahu, një mesfushor ofansiv, dhe një sulmues, transmeton Koha.net.
Danny Drinkwater i Leicesterit është njëri prej të preferuarve të Contes, kurse për një kalim në Chelsea janë të lidhur edhe Alex Oxlade-Chamberlain, Ross Barkley, Alex Sandro, Renato Sanches dhe Fernando Llorente.
Kurse së fundmi ka hyrë në garë edhe për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.