Antonio Conte ka finalizuar marrëveshjen me Interin dhe do të marrë drejtimin e skuadrës italiane së shpejti, raporton "Sky Sports" të hënën. Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit ka firmosur me Interin kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa do të zëvendësojë Luciano Spallettin.
Conte do të jetë përkrah krerëve të Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio në fundjavë në finalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet në Madrid mes Liverpoolit e Tottenhamit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo