Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte “flirton” me klubet italiane

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka lëshuar deklarata që lënë të kuptohet se ai mund të rikthehet në Serinë A.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë e mori në drejtim ekipin nga “Stamford Bridge” vitin e kaluar, dhe është shumë afër triumfit në ligë si dhe në FA Cup, që në sezonin e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sidoqoftë, sipas medieve të huaja thuhet se Conte është në bisedime me klubet nga San Siro, Milan e Inter, transmeton KTV.

“Zemra ime është gjithnjë në Itali”, deklaroi shkurt Conte gjatë një programi televiziv në Angli. Chelsea ka katër pikë më shumë se Tottenhami në Premierligë ndërsa këtë fundjavë përballet me Evertonin, derisa është në finale të Kupës FA me Arsenalin.