Raportohet se Antonio Conte po e konsideron largimin nga Chelsea, me Serie A destinacionin e tij të preferuar.
Ish-trajneri i Juventusit e udhëhoqi Chelsean drejt titullit të Premier Ligës në sezonin e tij të parë, transmeton Koha.net.
Megjithatë, mbështetja jo e madhe e krerëve të klubit raportohet se nuk i ka pëlqyer italianit, kontrata e të cilit skadon më 2019, raporton mediat angleze.
Ai është i lidhur me një kalim tek Interi apo Milani.