Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte, dëshira e Milanit

Milani nuk ka hequr dorë nga Antonio Conte.

Sipas mediave italiane, drejtori i përgjithshëm i “kuqezinjve”, Leonardo, ka pasur një takim me Antonio Conten, për të kuptuar mundësinë që italiani të marrë drejtimin e Milanit, transmeton KTV.

Leonardo i ka bërë të ditur trajnerit italian dëshirën që ai të udhëheqë “kuqezinjtë” në sezonin e ri.

Conte aktualisht është në kontratë me Chelsean, por pritet që shumë shpejt të arrijë marrëveshje me londinezët për ta prishur kontratën.