Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Collinsi eliminon Alize Cornetin

Danielle Collins ka arritur fitore ndaj Alize Cornet me rezultatin 2:0 në sete, 6:4 dhe 7:6, në meçin e dy tenisteve që kishin eliminuar kampione të “Grand-Slamit”.

Collins e eliminoi në raundin hapës të turneut dy herë kampionen Naomi Osaka, ndërsa Cornet fitoi përballë kampiones në fuqi, Emma Raducanut, në raundin e parë.

Bartësja e 19-të e turneut ka kaluar për herë të parë në raundin e 16-të tenisteve më të mira për herën e parë në karrierë dhe do të luajë kundër Aryna Sabalenkas. Sabalenka ka tri fitore përballë Collinsit, dhe vitin e kaluar e mposhti në “US Open”.