Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Collado vazhdon kontratën me Barcelonën

Barcelona ka arritur marrëveshje me Alex Colladon për ta vazhduar kontratën deri në vitin 2024.

Kështu kanë shkruar të enjten mediat në Spanjë.

Kontrata e sulmuesit Collado skadonte në vitin e ardhshëm, por ai ka vazhduar edhe një vit tjetër me skuadrën nga Katalonja.

Collado 23-vjeçar iu bashkua Barcelonës në moshën 11-vjeçare, pasi kishte kaluar kohë te Mercantili dhe Espanyoli.

Në La Liga në sezonin e shkuar Collado realizoi dy gola dhe pati një asistim në 17 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm