Enis Çokaj ka shënuar gol për ta ndihmuar fitoren 3:1 të Lokomotiva Zagrebit ndaj Rijekës. Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi kampionatit kroat. Çokaj shënoi për 2:0 në minutën e 19-të. Në minutën e 34-t, Rijekën në lojë e ktheu Bernard Karrica, një tjetër futbollist shqiptar.
Por Lokomotiva shënoi për 3:1 në minutën e 79-të. Asistues ishte Indrit Tuci. Jon Mersinaj, Art Smakaj ishin shqiptarët tjerë që luajtën te Lokomotiva.
Te Rijeka startuan edhe Lindon Selahi e Veldin Hoxha. Pas xhiros së katërt, Lokomotiva është e treta me gjashtë pikë. Rijeka është e shtata me katër pikë nga tri ndeshje.