Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çmimi për Mbappen shkon në 142 milionë euro

Arsene Wenger kërkon me çdo kusht që të ketë në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe dhe sipas “Daily Mirror”, trajneri francez i Arsenalit është i gatshëm të paguajë 142 milionë euro për lojtarin e Monaco.

Wenger ka biseduar me babanë dhe përfaqësuesin e futbollistit të talentuar, Wilfred Mbappe, të cilin po përpiqet që ta bindë se Londra është zgjedhja e duhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri francez i ka garantuar babait të sulmuesit se djali do të shndërrohet në yllin e madh të skuadrës, ndërkohë që kjo gjë nuk i garantohet dot te Reali i Madridit sipas tij, transmeton kp.

Gjithsesi, nëse nuk blen dot Mbappe, Arsenali ka siguruar që tani shërbimet e një tjetër sulmuesi francez, Alexandre Lacazette. Sipas “The Telegraph”, lojtari është blerë nga Lyoni për 59 milionë euro.