Prishtina dhe Llapi të shtunën, më 11 maj, zhvillojnë duelin vendimtar për vazhdimin e luftës për titull në Superligën e Kosovës. I takon javës së 31-të dhe zhvillohet të shtunën, nga ora 16:00, në stadiumin "Fadil Vokrri", në Prishtinë.
Për këtë duel klubi i Prishtinës do të hedhë bileta të tre lloj çmimesh.
Biletat dalin në shitje vetëm ditën e shtunë.
Tribuna lindore 3 euro (biletat shiten nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)
Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafirë).
Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shiten nga persona ambulantivë përreth stadiumit)
Edhe
Zbulohen çmimet e biletave për finalen e Kupës në futboll
Tribuna VIP: 10 euro (biletat shiten nga persona ambulantivë përreth stadiumit).
Dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes, prandaj u bëhet thirrje të gjithë adhuruesve që të vijnë më herët në ndeshje për shkak të kontrollit të rreptë që do të praktikohet nga organet e sigurisë sikurse në ndeshjet ndërkombëtare. Po ashtu të gjitha automjetet përreth stadiumit do të largohen në ditën e ndeshjes.