Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çmenduri në ligën NBA, në një ndeshje shënohen 351 pikë

Sacramento Kings e ka mposhtur skuadrën Los Angeles Clippers me rezultatin 176:175, në ndeshjen dramatike.

Pavarësisht se u shënuan 351 pikë, kjo ishte vetëm ndeshja e dytë në histori me më së shumti pikë të realizuar brenda një dueli të ligës NBA.

Malik Monk ishte koshashënuesi më i mirë me 45 pikë për Sacramenton, ndërsa bashkëlojtari i tij De’Aaron Fox, kontribuoi me 42 pikë në ndeshjen që shkoi dy herë në vazhdime. Ndeshja me më së shumti pikë të realizuar në NBA ishte ajo e vitit 1983, kur Detroit Pistons fitoi ndaj Denver Nuggets, 186:184.

Kawhi Leonard ishte koshashënuesi më i mirë te Clippersi me 44 pikë, ndërsa Russell Westbrook shtoi 17 pikë e 14 kërcime, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.

Milwaukee Bucks në ndeshjen tjetër e fitoi duelin e 13-të rresht, pas fitores 128:99 kundër Miami Heatit. Ylli i Bucksit, Giannis Antetokounmpo u zëvendësua pas lëndimit në gju në fund të çerekut të parë. Jrue Holiday shënoi 24 pikë në fitore.

Edhe Durant regjistron rekord në NBA Basketboll Durant regjistron rekord në NBA

Klay Thompson ishte më i displonuari për lojë në fitoren e Golden State Warriorsit ndaj Houston Rocekts, 116:101.

Thompson realizoi 12 herë nga vija për tri pikë, ndërsa në total pati 42 pikë të realizuara. “Luftëtarët” në këtë duel luajtën pa Stephen Curryn, Draymond Greenin dhe Andrew Wigginsin.