Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Çmenduri” basketbolli në Mitrovicë, tifozët në radhë për bileta

Tifozët mitrovicas e kanë bërë radhën e gjatë në pritje për t’u pajisur me biletë për ndeshjen e parë finale mes KB Trepçës dhe KB Pejës, që zhvillohet sot nga ora 20:00.

Në fakt, edhe pse biletat në shitje do të dalin nga ora 11:00, radha për t’u pajisur me një të tillë ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

Fotot e siguruara nga KOHA tregojnë një numër të madh njerëzish që po presin të marrin biletë për ndeshjen e sotme. Madje, edhe pse ka nisur të bie shi.

Tifozët mitrovicas vazhdimisht kanë stërmbushur palestrën “Minatori” këtë sezon. Ata po kërkojnë kthimin e titullit pas 11 vjetëve.

Ekipi që shënon tre fitore shpallet kampion.

{gallery}