Los Angeles Clippers e ka pësuar disfatën e pestë rresht në garë për të zënë vend në plejofin e ligës NBA.
Clippersi u mposht me rezultatin 122:97 nga Philadelphia 76ers.
Yjet e 76ers, James Harden dhe Joel Embiid së bashku shënuan 56 pikë, dhe ishin kontribuuesit më të mëdhenj në këtë fitore.
Ishte humbja e 39-të në gjithë sezonin për Clippersin, që është në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit.
Houston Rockets ndërkohë mposhti skuadrën Portland Trail Blazers, 125:106. Dennis Schroder realizoi 14 pikë, në fitoren e 19-të të sezonit për Houstonin.
Artikuj të ngjashëm