Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cityn e pret punë e vështirë

Pas fitores së madhe të arritur në udhëtim te Sportingu, 5:0, në Ligën e Kampionëve, Manchester City do të jetë nikoqir i Tottenhamit.

City dhe Tottenhami do të luajnë në “Etihad Stadium” në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League. Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.

Pritet të jetë edhe ndeshja më interesante e fundjavës në elitën e futbollit anglez.

Benjamin Mendy është ende i suspenduar nga klubi për shkak të akuzave për dhunim, ndërsa Zack Steffen, Jack Grealish, Cole Palmer dhe Gabriel Jesus janë në dyshim për të luajtur shkaku i lëndimeve. Të gjithë munguan edhe në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali.

Edhe Spursi pritet të ketë mungesa. Oliver Skipp dhe Japhet Tanganga mund të mos luajnë shkaku i lëndimeve, por Antonio Conte mund t’i gëzohet rikthimit të Eric Dierit.

Edhe City – Tottenham, derbi i xhiros së dytë në Premier League Futboll 11 muaj më parë City – Tottenham, derbi i xhiros së dytë në Premier League

Tottenhami i ka humbur tri ndeshjet e fundit në Premier League, kundër Chelseat, Southamptonit dhe Wolverhamptonit. Kundër dy skuadrave të fundit humbi në shtëpi.

Do të jetë ballafaqimi i pestë ndërmjet Pep Guardiolas dhe Antonio Contes në të gjitha garat.

Në edicionin 2016/17, Conte u bë trajneri i parë që arrin dy fitore brenda një edicioni në ligë kundër spanjollit. Ndërkohë Guardiola kishte fituar dy ndeshje kundër tij në sezonin tjetër.

City është i pari në ligë me 63 pikë. Tottenhami është në vendin e tetë me 36 pikë.

Liverpooli, përcjellësi i parë dhe i vetëm serioz i Cityt këtë edicion, luan kundër Norwichit, pjesë e të cilit ekip është Milot Rashica.

Edhe Skenarë të shumtë edhe në Premier League Futboll 2 muaj më parë Skenarë të shumtë edhe në Premier League

Rashica ka thënë se duhet të jenë 100% të fokusuar për të marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi i vështirë në “Anfield”.

Ndeshja Liverpool – Norwich luhet të shtunën nga ora 16:00.