Sport

City vihet pas Rabiotit

Manchester City po synon të përforcojë ekipin në mesin e fushës. Sipas “Tuttosport”, klubi anglez ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Francezi mund të largohet nga skuadra torineze pasi nuk ka arritur të gjejë veten në kampionatin italian.

Juventusi është i gatshëm ta shesë 25-vjeçarin në rast të ndonjë oferte të majme.

Te Manchester City, Rabiot po shihet si zëvendësues i Fernandinhos.

Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.