Manchester City ka triumfuar 2:0 ndaj West Hamit të mërkurën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Leagues së Anglisë. Rodri (30’) dhe Kevin de Bruyne (62’) shënuan golat për Cityn.
Tifozët e Cityt shprehën mllefin ndaj UEFA-s gjatë ndeshjes. UEFA ka ndëshkuar Cityn për shkelje të rregullit të Fer Plejit Financiar. Cityt i është ndaluar pjesëmarrja në dy edicionet e ardhshme të Championsit dhe është gjobitur me 30 milionë euro. City ka apeluar në CAS.
Pas 26 xhirove City zë vendin e dytë në Premier League me 54 pikë, plotë 22 prapa liderit Liverpoolit.
Edhe
West Hamit nuk i mjafton fitorja, bie nga Premier League