Sport

City tërhiqet nga gara për Aubameyangun

Manchester City nuk është i gatshëm të ofrojë 60 milionë funte për sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas BBC, sulmuesi është i gatshëm të largohet nga Dortmundi, por City tashmë është dorëzuar karshi kërkesës së klubit gjerman.

Pep Guardiola preferon Alexis Sanchezin para reprezentuesit të Gabonit.