Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City s’ndalet në Premier Ligë, pret gabimin e Liverpoolit

Manchester City ka shënuar një fitore të radhës në Premier Ligë për të vazhduar garën për titull.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 1 me 3 ndaj Crystal Palacet në xhiron e 34-të të ligës.

Raheem Sterling realizoi dy herë, ndërsa një gol tjetër për Cityn e shënoi Gabriel Jesus. Te Crystali vendas realizoi Milivojeviq.

City është lider në Premier Ligë me 83 pikë, pas 33 ndeshjeve. Një pikë më pak e ka Liverpooli në pozitën e dytë që sot përballet me Chelsean.

Image