Manchester City ka regjistruar fitoren e pesë radhazi në Premierligë, pasi ka mposhtur Crystal Palace në shtëpi 4:0.
Me këtë fitore “Qytetarët”, janë në pozitën e dytë me 35 pikë dy më pak se lideri Manchester United që ka 37. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 26-të me John Stones për 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë nikoqirët dyfishuan epërsinë me Ilkay Gundogan në minutën e 56-të. Vendasit shënuan edhe një herë me Stones që ngriti rezultatin në 3:0.
Deri në fund nikoqirët shënuan edhe golin e katërt me Raheem Sterling që vulosi fitoren në 4:0.