Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron Fernandesin

Manchester City ka arritur marrëveshje me Sportingun për transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes në fund të këtij edicioni.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se City do të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim, plus do të ofrojë dy lojtarë për kartonin e Fernandesit, transmeton Koha Ditore.

Marrëveshja, tashmë është arritur dhe Fernandes gjatë verës do të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin anglez.

Te City shihet si përforcim i duhur pas formës që ka treguar këtë edicion te Sportingu.

Fernandes 24-vjeçar, ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat deri më tash.

Ai ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, Udinese e Novara.