Manchester City vazhdon rrugëtimin për një tjetër “tripletë”, kur të shtunën luan në shtëpi kundër Neëcastlet nga ora 18:30, në çerekfinale të garës së Kupës FA.
City do të mundohet ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar kur e fitoi Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.
City është i treti në Premier League me vetëm një pikë më pak se lideri, Arsenali, kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund.
City është edhe në çerekfinale të Championsit.
Të shtunën në çerekfinale luan edhe Wolverhamptoni dhe Coventry.
Ndërkohë, të dielën zhvillohet derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit nga ora 16:30, kurse Chelsea e pret Leicester Cityn në orën 13:45.
Chelsea dhe Leicesteri ishin takuar në finale të vitit 2021, ndërsa “dhelprat” kishin fituar 1:0.
Coventry është në vendin e tetë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, dhe aktualisht është skuadra me renditjen më të dobët aktualisht në krahasim me skuadrat e tjera.
Manchester Unitedi e ka fituar 12-të herë Kupën FA, ndërsa Liverpooli është tetë herë fitues i garës.
Në ndeshjet çerekfinale të Kupës FA nuk do të ketë duele kthyese.
Nëse skuadrat barazojnë pas 90 minutave, do të zhvillohet shtesa dy herë nga 15-të minuta dhe më pas edhe penalltitë.
Fituesit do të luajnë në gjysmëfinale më 20 dhe 21 prill, në stadiumin “Wembley”.
Finalja e edicionit të sivjetmë është vendosur të luhet në “Wembley” më 25 maj, një javë para se ky stadium të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve.
Në fundjavë do të luhen edhe disa ndeshje të xhiros së 29-të të Premier Leagues angleze.