Sport

City për “hakmarrje” ndaj Tottenhamit, Liverpooli i shkon Cardiffit

Foto: Reuters

Dueli i Champions Leagues, ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur, do të zhvendoset të shtunën në Premier League.

Vetëm dy ditë pasi Tottenhami, eliminoi Manchester Cityn, nga Liga e Kampionëve, të shtunën nga ora 13:30, do të jetë mysafir i kampionit anglez, në kuadër të Premierligës, transmeton KTV.

Spurs që hyn në histori duke u kualifikuar në gjysmëfinale të garës evropiane, synojnë t’i prishin punë Cityt edhe në elitën angleze në luftë për titull të kampionit.

Nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, Manchester City do të kërkojë hakmarrje pas eliminimit nga Championsi.

Në këtë takim trajneri Pochettino, nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kanet, Sissokos, Harry Winksit e Aurierit, derisa Dieri mund të kthehet të luajë. Guardiola ka ekipin e plotë për këtë ndeshje.

Para ndeshjes të dy trajnerët Pochettino dhe Guardiola, janë shprehur optimist para kësaj përballje, por edhe të shqetësuar me lodhjen e lojtarëve.

Lideri aktual Liverpooli synon në një favor të Tottenhamit, por përballë ka udhëtimin e vështirë në Cardiff, ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë.

Të drejtuarit e Jurgen Kloppit, po kalojnë në formë të mirë, ku në 17 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, janë pa humbje.

Nga top pesë skuadrat, Arsenali në shtëpi synon fitoren ndaj Crystal Palacet, përderisa Manchester Unitedin, e pret një udhëtim i vështirë te Evertoni.

Chelsea luan të hënën, ku do të jetë nikoqir i Burnleyt.