Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pas mesfushorit Berge

Manchestester City ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Sheffield Unitedit, Sander Berge kanë njoftuar mediumet angleze të martën. Mësohet se Berge po pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po e sheh si zëvendësim ideal për brazilianini Fernandinho, i cili do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

City është i gatshëm që për transferimin e norvegjezit 23-vjeçar të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Berge në fillim të këtij viti iu bashkua Sheffield Unitedit nga Genku dhe ka treguar paraqitje të mira në Premier League. Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 13 ndeshje kampionale. Berge ka kontratë me Sheffieldin deri në vitin 2024.