Manchester City i ka bërë ofertë zyrtare Fluminenses për mesfushorin defensiv, brazilianin Andre ka njoftuar të martën “Sky Sports”. City, ditë më parë e mposhti Fluminensen 4:0 në finalen e Botërorit të klubeve, ndërsa trajneri Pep Guardiola ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e 22-vjeçarit.
Mësohet se Guardiola po insiston në transferimin e tij muajin tjetër, ndërsa thuhet se City ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij.
Andre ka kontratë me Fluminensen deri në fund të vitit 2026, ndërsa këtë vit ka regjistruar edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit. Ai është produkt i akademisë së Fluminenses, ndërsa është promovuar në ekipin e parë prej fillimit të vitit 2021.
Në 62 ndeshje të luajtura këtë vit në të gjitha garat për Fluminensen, Andre ka shënuar edhe një gol. Ai po kërkohet edhe nga Fulhami e Liverpooli.