Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron 65 milionë euro për Laporten

Skuadra e Manchester Cityt po insiston për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Për kartonin e tij skuadra angleze ka ofruar një dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh, ka njoftuar e përditshmja spanjolle "AS".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

23-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv.

Laporte është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga, kurse me Bilbaon ka mbi 200 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në qershorin e vitit 2020.

Më herët interesim për Laporten pati treguar edhe Barcelona, që u tërhoq për shkak të çmimit të lartë për të transferuar kolumbianin Yerry Mina.