Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në finale të EFL Cup

Foto: Reuters

Manchester City është kualifikuar në finale të EFL Cup duke e mposhtur në udhëtim Burtonin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Skuadra e Pep Guardiolës këtë takim e fitoi me rezultat prej 0-1, transmeton Koha.net.

Ishte Kun Aguero ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim pas asistimit nga Mahrezi.

Titullar në këtë përballje ishte edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.

City kualifikohet në finale të EFL Cup me rezultat të përgjithshëm prej 10-0, pasi ndeshjen e parë në shtëpi kishte fituar me rezultat prej 9-0.

Në finale City e pret fituesin e takimit Tottenham – Chelsea.

Artikuj të ngjashëm