Manchester City e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ndeshjes ndaj Wolverhapmtonit.
City po fiton 2:0 në udhëtim, ndërsa shënon sërish Erling Haaland, që është edhe goli i 11-të në Premier League në shtatë paraqitje.
Sulmuesi shënoi golin e dytë në minutën e 16-të, ndërsa golin e parë e realizoi Jack Grealish në minutën e parë.