Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City mes Kanet dhe Haalandit

Kampioni i Anglisë, Manchester City është i vendosur për të transferuar një top sulmues gjatë kësaj vere.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se te City po synojnë njërin mes Harry Kanet dhe Erling Haalandit.

Te City po duan të gjejnë një zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili ditë më parë u prezantua te skuadra e Barcelonës. Trajneri Pep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e një sulmuesi dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur negociatat me Tottenhamin dhe Borussia Dortmundin.

City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro, qoftë për Kanen apo Haalandit, të cilët duket se janë të gatshëm për një aventurë të re në karrierë.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 sikurse Haalandi me Dortmundin. Kane edicionin e fundit ka shënuar shënuar 33 gola në të gjitha garat derisa Haalandi ka realizuar 41 gola.

Artikuj të ngjashëm