Mesfushori i Atletico Madridit, Rodri pritet të vazhdoj karrierën në Premier League, te Manchester City.
Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se City është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Rodrit në vlerë prej 70 milionë eurosh për ta transferuar në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Rodri 22-vjeçar, këtë edicion ka dy gola në 39 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat. Ai te Atletico është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Villarreali për 25 milionë euro dëmshpërblim dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Rodri në fillim të vitit të shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Spanjës dhe deri më tani ka gjashtë ndeshje të zhvilluara.