Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, është i gatshëm ta lërë të lirë mesfushorin Bernardo Silva, por me kusht që ekipi i interesuar për shërbimet e tij të paguajë 100 milionë euro.
“The Athletic” ka raportuar të hënën se te City ia kanë caktuar çmimin portugezit, i cili po kërkon largimin nga “Etihad Stadium”. Bernardo po dëshiron të transferohet te Barcelona, ekip me të cilin thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje.
Në anën tjetër, City po pret ofertën zyrtare të ekipit spanjoll, të cilin e ka paralajmëruar se për Silvan duhet të ofrojë 100 milionë euro. 28-vjeçari këtë sezon ka tri paraqitje për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Monaco.