Kampioni i Anglisë, Manchester City, po insiston për transferimin e sulmuesit të krahut, Mikel Oyarzabal, që është pjesë e Real Sociedadit.
E përditshmja “Daily Mail” ka raportuar të enjten se City është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të 22-vjeçarit në vlerë prej 75 milionë eurosh për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.
Oyarzabal pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola. Oyarzabal këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje në La Liga.
Ai është produkt i akademisë së Sociedadit dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016. Oyarzabal ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm