Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i pandalshëm, mposht edhe Evertonin

Skuadra e Pep Guardiola s’ka të ndalur në Premier Ligë.

Manchester City ka arkëtuar tre pikë të reja duke e mposhtur në udhëtim Evertonin me rezultat prej 1 me 3, raporton Koha.net.

Sane shënoi golin e parë qysh në minutën e katërt, kurse në minutën e 12 ishte Gabriel Jesus që dyfishoi epërsinë e Cityt.

Për tre me zero u përkujdes Raheem Sterling duke shënuar në minutën e 37.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Bolasie në minutën e 63.

City tani në krye të tabelës ka 84 pikë, kurse Evertoni në vendin e nëntë ka 40 pikë.

Artikuj të ngjashëm