Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me shumë vështirësi merr fitore tek Evertoni

Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën ndaj Evertonit në “Goodison Park” duke e mposhtur me rezultatin 1:0.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola vazhdon të mbetet lider në Premier League.

Golin e tri pikëve e realizoi sulmuesi anglez Phil Foden. Ai shënoi në minutën e 82-të nga afërsia.

Pak minuta më vonë, Rodri luajti me dorë brenda zonës, por gjyqtari vendosi të mos akordonte penallti në favor të vendasve.

Me këtë fitore Manchester City pas 27 ndeshjeve në Premier League mbetet lider me 66 pikë. Evertoni është në pozitën e 17-të me 22 sosh.