Manchester City ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Evertonit.
Skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Të dy golat për vendasit i shënoi sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në pjesën e dytë, pas asistimeve nga Gundogan e Mahrez.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi braziliani Richarlison në minutën e 71 pas një gabimi të portierit të Cityt, Claudio Bravo.
Me këtë fitore City arrin në kuotën e 44 pikëve dhe mban vendin e tretë, derisa Evertoni në vendin e dhjetë ka 25 pikë.