Manchester City ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premier Ligë.
Ekipi i Pep Guardiolas fitoi 1 me 3 për të siguruar fitoren e 28-të sivjet.
Gabriel Jesus, Gundogan dhe Raheem Sterling shënuan për “Qytetarët”, ndërsa për londinezët shënoi vetëm Christian Erkisen.
Në tabelë, Manchester City ka 87 pikë, 16 më shumë se Manchester Unitedi, i cili nëse humb ndeshjen e mbetur bën që City të shpallet kampion. Nëse Unitedi fiton, Cityt i mjafton një fitore në pesë ndeshjet e ardhshme për t’u shpallur kampion në Angli.
Artikuj të ngjashëm