Manchester City raportohet se ka bërë një ofertë për Paulo Dybalan e Juventusit, për ta transferuar gjatë verës.
25-vjeçari ka shënuar 75 gola në 162 paraqitje për klubin që nga viti 2015, kur u transferua prej Palermos.
Këtë sezon, argjentinasi ka shënuar shtatë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Sipas “DailyMail”, City ka ofruar 90 milionë funte, duke rivalizuar Bayernin dhe PSG-në.