Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City e Liverpooli takohen sërish, tani në “King Power Stadium”

Ndeshja e “Community Shield” për këtë vit ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit do të luhet në stadiumin e Leicester Cityt, “King Power Stadium”, më 30 korrik.

Kjo ndeshje është zhvendosur në këtë stadium, pasi paraprakisht ishte vendosur të luhej në “Wembley”. Megjithatë, stadiumi ikonik në Londër do të jetë nikoqir i finales së Kampionatit Evropian 2022 të femrave një ditë më pas.

Vitin e kaluar, dueli i rëndësishëm për këtë kupë ndërmjet Leicester Cityt dhe Manchester Cityt u zhvillua në muajin gusht dhe i takoi “dhelprave” që fituan 1:0.

Në këtë ballafaqim takohen gjithmonë fituesi i Premier Leagues dhe Kupës FA.

Sezoni i ri në Premier League do të nisë një javë pas këtij dueli, më 6 gusht.