Skuadra e Pep Guardiolas nuk ka arritur të mposhtë në udhëtim Huddersfieldin në kuadër të FA Cup.
Asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit për 90 minuta lojë, duke lejuar që rezultati përfundimtar të jetë 0-0, raporton Koha.net.
Çerekfinalisti i FA Cup do të mësohet vetëm pas ndeshjes kthyese që do të luhet në “Etihad”.