Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup pas fitores bindëse në udhëtim te Newporti.
Skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore prej 1 me 4, transmeton Koha.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Sane në minutën e 51 pas asistimit nga Gabriel Jesus.
Më pas dy herë shënoi Phil Foden, e golin e katërt për “Qytetarët” e shënoi Mahrez në minutën e90+4.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi Amond kur po luhej minuta e 88.
Artikuj të ngjashëm