Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, pas fitores së thellë ndaj Huddersfieldit.

Bunn kaloi mysafirët në epërsi duke shënuar në minutën e 7.

Por, City u kundërpërgjigj duke shënuar pesë gola në vazhdim të takimit, raporton Koha.net.

Sane barazoi shifrat në minutën e 30, dhe pas pesë minutave Aguero shënoi nga pika e bardhë. Kurse në minutën e 38 Zabaleta shënoi për 3 me 1.

Në pjesën e dytë shënuan Aguero dhe Iheanacho.